Edona Llalloshi sjell versionin akustik të këngës “Loti Loti”

0
Gjigandi

Edona Llalloshi është njëra nga këngëtaret më të dashura e të dëgjuara në estradën shqiptare.

Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft aktive në prurjen e projekteve të reja muzikore, ku edhe kësaj radhe ka sjellë diçka të veçantë për adhuruesit e muzikës së saj.

“Akustikë në Karantinë me Edona & Band”, titullohet projekti i fundit, në të cilin janë gjithsej tetë këngë të ‘shpirtit’.

Prej të gjitha këtyre, “Loti Loti” është njëra prej këngëve që është publikuar gjatë ditës së sotme (e premte), ndërsa të tjerat do të publikohen në vazhdim.

Sesioni akustik i këngëve është orkestruar nga Shpejtim Gashi, ndërsa producent ekzekutiv është Premier Songs.

RonaTyra

Këngët e përgatitura në mënyrë të shkëlqyeshme do të vijnë së bashku me një klip, në të cilin do të shihen edhe grupi i këngëtares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu