Edmond Budina korçarçe mesazh Ramës, “profetit të kokoshkave” e puthtrapsave në parlament. Nuk jemi buburreca

0
9
Gjigandi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon rezistencën duke protestuar çdo ditë në sheshin kur dikur ishte Teatri Kombëtar.

Ata e quajnë ‘skenë krimi” pasi më 17 maj 2020 forcat speciale me fabroma e kapucë të zinj shemben tearin në mes të natës kur dhe brenda kishte aktorë. SPAK ka nisur hetimet.

Çdo ditë, aktorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ngrejnë zërin dhe kërkojnë të ndërgjegësojnë qytetarët edhe për “skenën e krimit ku ndodhet e gjithë Shqipëria” nga qeverisja e kryeministrit Edi Rama

Sot në mbrëmje aktori Edmond Budina duke folur me dialect korçar u ndal në tre çështje

Fillimisht tek debati mbrëmshëm i kryeministrit Edi Rama në studion e Blendi Fevziut

Edmond Budina: “Profeti i kokoshkave na ka çuditur përsëri. E pamë mbrëmë si i lojtur nga mendtë dhe i shkarë fliste broçkulla dhe bënte gjeste nga më të çuditshme.

Është për të ardhur keq  që në krye të vendit kemi një njeri që udhëheq me batutka, me llafka, gjëra pa sens. Cdo herë që dikush i sjell fakte dhe ia përplas në fytyrë, profeti i kokoshkave ndërhyn pa nxjerrë asnjë argument, pa program, vetëm me batuta e llafka. Kjo është skandaloze.

Gjobat për mbajtjen e maskës

Edmond Budina: “U vendosen maskat. Mua më duket idiotsi të mbahet jashtë por është e drejtë e secilit. Por ajo që më duket dhunim i të drejtave të njeriut është vendosja e gjobës. Me çfarë të drejte që më mban lekët në faturën e dritave. Nëse kam bërë shkelje, polici le ta bëjë faturën, bëhet gjyq se kush ka të drejtë. Mbajtja e lekëve në faturën e dritave është fashiste për të marrë paratë dikujt. 

Nëse polici më ka inat dhe më vendos gjobën, ti paratë i merr po unë ku ta kërkoj të drejtën time për ta kundërshtuar këtë padrejtësi. Është njësoj si të futësh duart në xhep dhe tia marrësh paratë në momentin kur e gjykon të arsyeshme ta marrë. Kjo është skandaloze, fashiste por dhe mafioze. Kjo mënyrë më lë të dyshoj, se këtu është një xhiro e madhe parash që kanë biznesin e maskave.“

Kush janë më të korruptuar politikanët apo gjyqtarët?

Budina u ndal dhe tek deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili në sy të ambasadorëve tha se nuk ishin politikanët më të korruptuarit.

“Disa ditë më parë Profeti ynë i kokoshkave, ky trendi buburreci na tha: E korruptuar është prokuroria gjykatësit jo politikanët.

Ç’ne bre, po ligjet kush i bën?!  Prokurorët i bëjnë?! Gjykatës?! I bën ay, bashkë me shpurën që i sorrollatet, ata skënderberat që e ngrejnë në qiell që i thonë ti je Jezu Krishti, i ndrituri. Ata i bëjnë ligjet. Korrupsioni prej ta ka lindur.

Nuk e kam vetëm me këtë parlament. Ky është katran fare duhej të ishte shkarkuar. Dhe tërë ata puthtrapsat që hynë në parlament ata janë sharlatanë dhe çfarë sharlatanësh. Por dhe ata në vitet e shkuara që kanë bërë ligje që nuk ndëshkojnë ata merren me drogë, merren me korrupsion, ata që vjedhin.

Këta donin të na bënin falje fiskale?! Por atë faljen fiskale nuk e bënë për ne që kemi përveshur mëngët nëpër fabrika por ata  që bënë kanabisin në shtëpira me llamba, e bën për ata që riciklojnë paratë e pista. Kjo skenë krimi është e jashtëzakonshme. “

Budina thumboi keq Ramën dhe qeverisjen e tij e cila nuk poi  jep zgjidhje as naftëtarëve të Ballshit  

Edmond Budina: “Këta flasin flasin. Bëjnë propagandë thua se Shqipëria po lulëzon dhe vetëm shajnë opozitën. Sikur në këtë qeverisje ka qenë opozita. Më kujtohet një këngë korçare.

Petro Dula more vëlla
qe qirak na u bë usta
Kapital na vuri shumë
300 kunguj përmbi lumë

Po ku je mo katran shtet, ku me jo ditzi shtet. Ti profeti  i kokoshkave që na mbahesh për i majtë ti je fashist përderisa i le njerëzit në këtë derexhe”

Në fund po në dialektin korçar i përcolli dhe një mesazh: “Ne jemi ca qytetarë që mundohemi të ngrejmë zërin. Ti mundohesh të na shkelësh me këmbë  por ne nuk jemi buburrreca bre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu