Edhe një virus tjetër i rrezikshëm po përhapet, ka filluar të bartet nga minjtë tek njerëzit – shumica as që e dinë se e kanë

0
Gjigandi

Virusi i rrezikshëm i Hepatitit E ka filluar të përhapet nga minjtë tek njerëzit në Hong Kong, kjo edhe është arsyeja pse pacientë të shumtë janë shtrirë në spital me simptoma të shumta.

Pasi që në Azi janë konfirmuar 11 raste, shkencëtarët janë të brengosur se shumë njerëz tjerë do të mund të infektoheshin me këtë virus, dhe ata të mos e dinë që e kanë,.

Lloji i ri i virusit të Hepatitit E që zakonisht infekton vetëm minjtë, tani ka filluar t’i sulmojë edhe njerëzit në Hong Kong, por se si saktë vjen deri të një gjë e tillë për ekspertët po vazhdon të mbetet mister.

Rasti i parë që Hepatiti E (HEV) të bartet nga miu tek njeriu është shfaqur në Hong Kong gjatë vitit 2018. Prej atëherë edhe 10 persona tjerë në këtë rajon kanë rezultuar pozitiv në testin e HEV, raporton CNN.

Rasti më i ri është regjistruar më 30 prill, tek një 61-vjeçar që është shtrirë në spital me funksionim jonormal të mëlçisë.

RonaTyra

Shkencëtarët ende nuk po e dinë se si po infektohen njerëzit. Rasti më i ri është në veçanti shumë konfuz, sepse në shtëpinë e 61-vjeçarit nuk janë gjetur minj apo jashtëqitja e tyre, kurse ai së fundmi nuk kishte udhëtuar askund.

Është e mundur që njerëzit të infektohen nga gëlltitja e ushqimit ose ujit të kontaminuar nga jashtëqitja e brejtësve, apo thjesht me prekjen e objekteve të kontaminuara; por këto teori deri më tani nuk janë dëshmuar.

Gjithashtu besohet se një kafshë tjetër është e përfshirë në bartjen e virusit nga minjtë tek njerëzit.

Hepatiti shkakton sëmundje të mëlçisë. Simptomat mund të përfshijnë ethe, të vjella, verdhëzën apo dhimbje të nyjeve. Shumë njerëz të infektuar kanë simptoma të buta ose nuk i kanë fare, por sëmundja mund të jetë më serioze tek njerëzit me sistem të dobët imunitar. Komplikimet janë shumë të rralla, por sëmundja mund të shkaktojë mosfunksionimin e mëlçisë dhe në raste më të këqija – vdekjen.

Jashtë Hong Kongu, rasti i vetëm i raportuar me llojin e ri të Hepatitit E, ka ndodhur në Kanada gjatë vitit të kaluar, kjo pasi që një burrë me shtetësi kanadeze kishte qëndruar në Afrikë për disa ditë, raporton CNN.

Ky është një tregues së sëmundja mund të jetë shfaqur edhe në vende tjera, por ajo sigurisht se nuk është identifikuar ende nga mjekët në këto vende. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu