Edhe babai më kritikoi – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Portieri Thomas Strakosha gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, ndërsa pas përfundimit të takimit u pa i përlotur, por gjeti menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e shokëve të skuadrës. Pas ndeshjes ai tha se kjo nuk ishte dita e tij pasi ekipi luajti shumë mirë dhe kishte nevojë për të por ai nuk ndihmoi. “Të gjithë erdhën dhe më folën mirë, pasi jemi skuadër dhe nuk duhet të individualizojmë gabimet. Megjithatë unë tani jam 24 vjeç dhe kam eksperiencë, ndaj nuk duhet ta bëja atë gabim”, tha Strakosha. Ai theksoi se ka folur në telefon me babain e tij Foto Strakosha. Kam folur në telefon dhe normal që edhe ai e ka parë që gabova, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Më vjen keq, ka thënë Strakosha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu