Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë: Një gjyqtare dyshohej se ishte e infektuar, u liruan 20 të paraburgosur

0
Gjigandi

Gjykata e korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO) në një komunikim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve me një dokument ku shpaloset aktiviteti i ketij institucioni për periudhën 10 mars- 30 prill.

Në GJKKO saktësisht nuk ka pasur asnjë të prekur me COVID-19, por ka pasur një gjyqtare të dyshuar, por ajo ka rezultuar negative.

”Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe atë të Apelit nuk ka të persona të prekur nga COVID 19. Nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucion. Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjaktës së Gjakatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ. Nuk ka patur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit adminsitrativ”, thuhet ne njoftimin e GJKKO ne faqen zyrtare.

Ndërkohë tek kjo Gjykatë gjatë pandemisë ka pasur 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me videokonferencë.

Sa i përket lirimit të të burgosurve janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në arrest shtëpie.

RonaTyra

“Gjatë perisuhës së pandemisë COVID 19 është vendosur ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për 20 të paraburgosur. Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstauar gjendja e rënduar shëndetsore e tyre dhe mosha e madhe.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu