Ecën në gjumë, 37-vjeçarja zbulon se kishte bërë “rrush e kumbulla” 3,000 paund ndërsa flinte

41

Një  37-vjeçare, e cila ecën në gjumë ka treguar se ka harxhuar £3,000 duke porositur online ndërsa ishte në gjumë.

Kelly Snipes nga Anglia, për shkak të sëmundjes që ka, zgjohet shpesh duke kuptuar një numër të pafund veprimesh që i ka bërë në gjumë.

Në total, ajo thotë se ka shpenzuar rreth £3,000 në gjëra nga më të ndryshmet duke përfshirë: një shportë të lëvizshme basketbolli, kuti boje, libra rreth mësimdhënies (pavarësisht se nuk është mësuese), kripë dhe piper, një shtëpi Wendy, frigoriferë, tavolina dhe qindra paund Haribo.

Kelly filloi të ecte në gjumë që e vogël, por gjendja e saj u rëndua pasi mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë në 2006.

Mjëkët menduan se e kishte nga stresi, por më pas zbuluan se ajo vuante nga “obstructive sleep apnea” dhe “parasomnia”.

Ajo tashmë përdor një pajisje që i ushtron presion ajri të vazhdueshëm në rrugët e frymëmarrjes (CPAP), dhe jeta e saj është përmirësuar.

You might also like
Comments