E zbulon vetë presidenti: “Armiku” i Juves më uroi i pari në mesnatë

0
Gjigandi

Kthimi në futbollin e luajtur përkoi me një gëzim të madh për Napolin dhe Aurelio de Laurentiis. Triumfi në Kupën e Italisë ka ndryshuar fytyrën e një sezoni, që në një moment dukej i destinuar të mbyllej pa emocione të mëdha. Ajo e fituar të mërkurën në mbrëmje, në “Olimpico”, kundër Juventusit, ishte e gjashta Kupë Italie në historinë e klubit napolitan dhe përkoi me trofeun e katërt të fituar.

Presidenti i Napolit ka zbuluar se cila ishte telefonata e parë e marrë pas fitores kundër Juventusit: “Më duket se e mbaj mend, Claudio Lotito, duhet të ketë qenë mesnatë. Pastaj mbylla telefonin dhe fjeta çuditërisht deri në orën nëntë. Ditët normale zgjohem në orën gjashtë”.

Triumfi i Napolit erdhi pas ndalesës së gjatë të imponuar nga “Coronavirus”. Për javë të tëra kishte një ndjenjë që futbolli nuk mund të fillonte përsëri: “Në një moment isha unë, Gravina, Dal Pino, Lotito dhe disa të tjerë, që luftuam shumë. Pra, ishim një pakicë, sikur futbolli të ishte i yni. Ne e mbrojtëm atë, sepse iu takon të gjithëve, edhe nëse jo të gjithë e kuptuan shpejt. Pas fytyrave të lojtarëve të famshëm, kjo lojë e mrekullueshme ka treguar forcën për të na bashkuar. Kupa e Italisë përfaqësoi vendin tonë dhe mbase, në një farë mënyre, një mundësi e humbur për ta rihapur stadiumin për një numër të kufizuar spektatorësh. Hipotezë që shpresoj të pranohet shpejt, ndoshta nga 1 korriku, në përputhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu