E thotë edhe Flick: Thiago dëshiron të provojë një tjetër ligë të madhe

0
Gjigandi

Thiago Alcantara është lojtari në qendrën e vëmendjes te Bayern Munich.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, ishte ne qendër të vëmendjes edhe pas fitores së Bayern në finalen e DFB Kupës, kundër Leverkusen.

I pyetur për Thiago, trajneri i Bayern, Hansi Flick, ka thënë se lojtari preferon kalimin në një tjetër ligë të madhe evropiane.

“Unë e di se kur je në një moshë të tillë dhe ke luajtur në Spanjë me Barcelonën dhe në Gjermani me Bayern Munich, ndihesh sikur ke nevojë për një tjetër ligë të madhe. Kjo është normale dhe njerëzore”, ka thënë Flick.

“Po bëj më të mirën që Thiago të qëndrojë këtu, por kjo do të shihet me kohën (nëse ai qëndron)”, ka shtuar trajneri gjerman.

RonaTyra

Liverpool është skuadra që lidhet me Thiago Alcantara. Thuhet se tashmë ka një marrëveshje personale me spanjollin, por pritet dakordimi me Bayern për çmimin e kartonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu