E shtuna drithëruese në Gjilan!

0
Gjigandi

Të gjithë me sy e vesh janë nga qyteti i Gjilanit, ku të shtunën përballen dy rivalët më të mëdhenj apo me të përbetuar të një qytetit, Drita – Gjilani.

Mjerisht kjo ndeshje si të gjitha të tjerat do të luhet pa shikues për shkak të rrezikut nga Covid 19. 

Kësaj radhe këtij derbit më të madh në vend do t’i mungojnë tifozët “Intelektualët” e Dritës dhe “Skifterat” e Gjilanit.

Kryendeshja e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës, mund ta qartësojë deri diku punën e titullit por edhe të bëjë edhe më lëmsh. 

Drita kërkon pikët të plota sikurse Gjilani. 

RonaTyra

Drita prinë me 65 pikë, Gjilani është në pozitën e tretë me 61 sosh, ndërsa Ballkani renditet i dyti me 62 pikë. 
Ballkanit fortë do t’i shkon përshtati në rast të humbjes së Dritës dhe fitores së Gjilanit sepse mund të barazohen me pikë me liderin nëse e mundin Prishtinën! 

Edhe Ballkani nuk e ka të lehtë, sepse ndeshet me Prishtinën shumë cilësore dhe asgjë nuk i dihej. 
Drita pretendon fitore. 

Java e 32-të, sërish sjell derbi të madh, Gjilani dhe Ballkani nga Theranda. Fati i Gjilanit dihet të shtunën e fundjavës,  se a do të mbeten në garë për titull apo jo! A do të vendoset titulli në sfidën e javës së fundit, mes Ballkanit dhe Dritës, mbetet të shihet si do të rrjedhin takimet Drita-Gjilani  e Ballkani – Prishtina, pastaj edhe java e 32-të. Të gjithë në garë për titull me përjashtim të Prishtinës që nuk ka gjasa.

Orari është si vijon:
Java e 31-të
E shtunë, 18.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Vushtrria
Ferizaj – Dukagjini
Trepça ‘89 – Llapi
Flamurtari – Feronikeli
Ballkani – Prishtina
Drita – Gjilani

Java e 32-të
E martë 21.07.2020 – ora 17.00

Drita – Drenica

E mërkurë, 22.07.2020 – ora 17.00
Gjilani – Ballkani
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ’89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria

Java e 33-të
E diel 26.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Trepça ‘89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu