E rëndë në QSUT: Pacientët e dyshuar me Covid në rradhë bashkë me pacientët e tjerë

0
Gjigandi

Thirrja e Ministrisë së Shëndetësisë për të vendosur maskat dhe respektuar masat anti-Covid në plazh, mua më gjeti në ambjentet e QSUT-s për një urg jencë mjekësorë. Ndonëse deri tani nuk ka asnjë informacion publik se dikush është inf ektuar në plazh, rrjeti zien nga akuzat se spitalet janë kthyer në vatra inf eksioni.

Personalisht besoja se inf ektimi i mjekëve në Shqipëri, sikurse edhe në botë, është thjesht tregues se janë më të rre zikuar duke qënë në frontin e parë të lu ftës kundër koronavirusit ndërsa për shtimin e rasteve fajësoja papërgjegjshmërinë e qytetarëve.

Me një vizitë në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT, jo vetëm që ndryshova mendim por tani ndihem më e sigurt tek parukeria e lagjes se sa në ambientet e spitalit. (Më në fund mund të lyej flokët por vetëm pasi të karantinohem për 2 javë të tjera për shkak të ekspozimit të sigurt ndaj koronvirusit në QSUT).

Në vizitën time një ditë më herët në Urgjencë, infermieri i caktuar tek dera, një zotëri i vërtet, më mati temperaturën dhe plotësoi një formular me të dhënat e mia ku përfshiheshin pyetje për simptomat, që ma merr mendja është një protokoll që ndihmon në gjurmimin e kontakteve në rast infektimi.

Ditën tjetër në të njëjtën urgjencë, infermierja e caktuar tek dera nuk e vuri ujin në zjarr fare dhe nuk i mati temperaturën asnjërit prej pacientëve që hynin e dilnin sipas qejfit, me ose pa masa mbrojtëse.

RonaTyra

Me të hyrë në ambientet e spitalit, teksa prisja rradhën, zonja para meje po i ankohej sanitares se kishte simptoma dhe temperaturë prej ditësh.

Sanitarja, e cila ishte e bindur se vitet e saj duke fshirë korridoret e spitalit janë të barabarta me një diplomë mjekësie në Shqipëri (dhe kështu si ka ardhur puna, nuk është çudi që të ketë një farë të drejte) e siguroi zonjën që nuk ka asgjë, madje me shumë kompetencë e siguroi se koronavirusi është fare i parrezikshëm dhe më i lehtë se një grip i zakonshëm. Të mos harrojmë që kjo zonja që ka bindjet e veta se koronavirusi nuk është problem fare, në fund është personi përgjegjës për pastrimin dhe dizinfektimin e ambienteve.

E shqetësuar se centimetra larg meje ishte dikush me simptoma të Covid 19, ju drejtova infermieres tek dera për ta pyetur se përse nuk po maste temperaturat dhe të plotësonte formularët, por mora një përgjigje arrogante me tone të larta se duhet të shihja punën time. A thua se ruajtja e shëndetit tim dhe të familjes sime nuk ishte puna ime dhe e asaj bashkë!

Fatmirësisht në ato momente mbërriti kontrolli për të verifikuar nëse protokolli i matjes së temperaturave po ndiqej. Fati i spiunit!

Përfitova nga rasti për të bërë ankesën time por infermierja që para 1 minuti më ulëriti sepse nuk donte të më maste temperaturën, sy për sy sajoi një histori që jo vetëm unë nuk kisha pranuar të më matej temperatura, por as kisha ndaluar kur më thirri roja tek dera. MEKJE!
Pastaj erdhi kryeinfermierja që ka humbur kot për soprano pasi të gjitha herët që më ka zënë halli për të shkuar në urgjencë, e kam dëgjuar vetëm duke i ulëritur pacientëve me sa ka në kokë por kurrë duke kritikuar stafin e saj për neglizhencën. Sepse mesa kam kuptuar liderave të dobët nuk u intereson të identifikojnë problemet për t’i zgjidhur ato por t’i fshehin me çdo kusht për të mbuluar dobësitë e punës së tyre.

Me këtë filozofi edhe kryeinfermierja pasi mohoi çdo gjë para kontrollit, në fund e zënë ngushtë, u thye dhe i ra mendjes që ndoshta është më mirë t’ua hedhi fajin kolegëve dhe të viktimizohet kështu që e hapi thesin dhe tregoi se mjekë të konfirmuar pozitiv me COVID 19 paraqiten cdo ditë në punë dhe qarkullojnë pa problem nëpër korridore dhe thjesht “Nuk kemi çfare u bëjmë”, madje vazhdoi duke thënë se mjekët dhe pacientët nuk mbajnë maska dhe citoj fjalët e saj “Tani të gjithë e dinë që duhet të vënë maska, çfarë tu them unë, ata janë të rritur”

Ok, ok do thoni ju, gjendja nuk qenka gjithsesi aq keq sa të karantinohesh për 2 javë në shtëpi. Gabim!

E mbani mend zonjën në rradhë para meje që kishte ditë që nuk i ulej temperatura? Epo ku ta dija unë dhe pacientët e tjerë të Urgjencës që zonja priste rradhën për të bërë tamponin për COVID 19 dhe atë ditë ishin testuar 50 persona të tjerë me simptoma po aty, fiks në derën përballë sallës kirurigjikale ku unë dhe të tjerët në mënyrë naïve uleshim në të njëjat stola pritjeje me të dyshuarit për COVID.

Të paktën më qetëson fakti që kur mbaroi marrja e tamponëve, një sanitare “e dizinfektoi dhomën” duke i futur një leckë të thjeshtë dyshemesë dhe kur mbaroi i shkundi në korridor pisllëqet që mblodhi lecka. Fundja nuk është faji i saj që filozofia e punës është të shkëlqejë cdo gjë nga jashtë.

Parada e rrëmujës, ç’organizmit dhe neglizhencës vazhdoi me infermiere që bënin xhiro më tampona në duar dhe ulërima mes njëra tjetrës si betejë rrep-i por duke mos qënë e fushës (edhe pse po filloj të mendoj se e kuptojmë më mirë ne se sa mjekët situatën) vendosa t’i marr një prononcim Kryetarit të Shoqatës se Infermierëve. Z. Elson Jacaj, që ka qënë gjithmonë shumë publik në kritikat e tij për punën dhe kushtet në QSUT.

“Asnjë pacient i dyshuar me COVID 19 dhe sidomos nëse paraqitet me temperaturë nuk mund të marrë shërbim aty ku u shërbehet pacientëve të tjerë e sidomos tek Kirurgjia, aq më pak që tamponet të bëhen në të njëjtin ambient. Kjo është mungesë e theksuar e organizmit dhe e zbatimit të prokollove të punës. Si fillim duhen përdorur çadrat që jane instaluar jashtë Ugjencës posaçërisht për këtë punë. Pacienti futet brenda për të marrë shërbim vetëm pasi je siguruar” u shpreh ai për xing.al.

Për ta mbyllur artikullin tim, vras mendjen pse bizneset private marrin gjoba prej mijëra eurosh e deri në pezullim aktiviteti për shkelje sado të vogla të masave por në QSUT kontroll i shtetit edhe pasi e kap në shkelje flagrante personelin nuk merr asnjë masë administrative?

(Ndoshta kasapi poshtë shtëpisë sime me ca tutoriale ne youtube mund të më ndihmojë duke kryer ndëryrjen mikokirurgjikale tek unë pa më ekspozuar ndaj koronavirusit dhe infeksioneve të tjera vdekjeprurëse të spitalit se për higjenën ua kalon 100 herë. Fundja ka dhe më shumë eksperiencë se pastruesja rreth kesaj fushe).

Nejse në skenarin më të keq mund të jem infektuar nga koronavirusi, në skenarin më të mirë herën tjetër mjekët e Urgjencës do ma bëjnë ndërhyrjen pa maskë dhe pa anestezi nga inati. (Uh harrova, ashtu ma bënë!)/ Aleksa Mone

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu