E rëndë! I mituri plagos me thikë dhe sende të forta dy të rinj në Kavajë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri, pas një zënke për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu