E pranoi më në fund, Rudina Dembacaj flet për divorcin

0
Gjigandi

Prej disa kohësh, ajo është protagoniste absolute e shtypit rozë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me jetën e saj private. Fillimisht u hamendësua për një divorc të mundshëm të aktores Rudina Dembacaj nga partneri Aleksi, por ajo asnjëherë nuk kishte folur më hapur se sot lidhur me këtë zhvillim të fundit në jetën e saj.

Por, vetëm sot në mëngjes si e ftuara speciale në “Wake Up” në Top Channel, aktorja e humorit ka pranuar më në fund se është duke firmosur letrat e divorcit nga Aleksi, teksa zbuloi edhe detaje nga ky proces.

“Kemi hapur një padi që në mars. Jemi në proçes divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, ka thënë Dembacaj.

Rudina dhe Aleksi janë prindër të bukuroshes së vogël Viktoria dhe çifti kanë qenë prej tre vitesh në një martesë së bashku! Ata kanë vendosur të ndahen nga njëri-tjetri për arsyet që vetëm ata të dy i dinë.

RonaTyra

Aktorja nuk ka zbuluar motivet që e kanë çuar drejt dyerve të gjykatës për të firmosur letrat e divorcit, por me shumë gjasë në të ardhmen ajo mund të shprehet më shumë dhe më konkretisht për motivet e ndarjes, e jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu