E la të vdiste të bijën 6-vjeçare/Babai: Nuk u zhyt për ta shpëtuar …

0
Gjigandi

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë 6-vjeçare ka humbur jeten si shkak i mbytjes në plazh.

Tronditës ka qenë  fakti se të mituren e la babai i saj të mbytej pasi ai po e shikonte ngjarjen ky i fundit ndodhet në paraburgim  deri në momentin e sqarimit të plotë të ngjarjes.

Mediat greke bëjnë me dije se e vogla ka qenë duke notuar me jelekun mbrojtës, në sy të të atit, por në momentin që ai ka tentuar ta marrë sipër në varkë, e mitura ka rrëshqitur nga jeleku dhe është mbytur. Babai i saj ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar pasi vuan nga astma.

Gjashtë vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me  ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu