E konfirmon eksperti i merkatos: Milot Rashica ka arritur marrëveshje me këtë klub

0
Gjigandi

Zërat për një kalim të mundshëm të Milot Rashicës në RaseballSport Leipzig janë rritur shumë kohëve të fundit, shkruan Insporti.

Lajmi i fundit vjen nga gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Nicolo Shiria, i cili shprehet se Rashica ka arritur marrëveshje me klubin e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

“Leipzi ka arritur marrëveshje personale me Milot Rashicën.Tani ata i vihen punës për të finalizuar marrëveshjen me Werder Bremenin, klub ky i cili po kërkon të paguhet klauzola e lojtarit në vlerë prej 30 milionë eurosh” – shkroi ai në Twitter.

Milot Rashica momentalisht është duke qëndruar në Kosovës, teksa emri i tij është lakuar edhe me një kalim të mundshëm në Premier Ligën angleze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu