E kishin frikë të gjithë! Mafiozi shqiptar që bëri kërdinë në Athinë, zbardhen akuzat ndaj ‘Esko’-s

0
Gjigandi

Mafiozi shqiptar, Esmin Ferhati ose i njohur ndryshe si Esko është 30-vjeçari që ka kryer një sërë krimesh në Athinë, grabitje, rrëmbime dhe trafikimi të lëndëve narkotike.

Esko u arrestua nga policia greke mëngjesin e 27 shtatorit, bashkë me 31 persona të tjerë. Sipas mediave greke Esko është koka e tre bandave shqiptare që operonin në kampusin universitar në Zografou.

Burimet greke, informojnë se Esko është person i njohur për policinë, pasi ndaj tij ka katër urdhër arreste. Ndër të tjera, Esko ka lidhje të forta me grupe huliganësh, të cilët janë arrestuar disa herë, pasi janë përfshirë në konflikte të dhunshme, duke shkatërruar prona publike.

Kryegangsteri Esko, siç e cilësojnë mediat greke, qarkullonte gjithmonë i shoqëruar nga eskorta e tij, një grup personash shqiptarë dhe grekë që e ruanin Eskon si ‘sytë e ballit’, pasi ky i fundit i frikësohej arrestimit.

Bandat e Eskos nuk kanë ngurruar asnjë sekondë të rrahin dhe të kërcënojnë me armë punëtorët në supermarket dhe kioska për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa Esko nuk ka marrë pjesë në këto “operacione”, ai vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e kryegangsterit që të gjithë i frikësoheshin dhe i bindeshin pa asnjë kundërshtim.

RonaTyra

Bandat e Eskos përballen me 6 akuza:

  1. Organizata Kriminale
    2. Grabitje
    3. Trafik droge
    4. Lëndim i rrezikshëm trupor
    5. Rezistenca ndaj autoritetit
    6. Mosbindje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu