E jashtëzakonshme: Skuadra shqiptare lë pas Chelsean dhe Interin

[ad_1]

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar renditjen e 400 klubeve më të mira të futbollit në botë për vitin 2016.
Klasifikimi merr për bazë rezultatet e ekipeve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha 1 janar deri më 31 dhjetor 2016.

Shkëndija është skuadra shqiptare që pozicionohet në lart. Skuadra nga Tetova, që luan në ligën e parë të Maqedonisë, renditet e 97-ta me 125 pikë, aq sa kanë edhe Qabala (Azerbajxhan), Hajduku i Splitit (Kroaci), Rozenborgu (Norvegji) dhe Al Ahli (Arabia Saudite).

Interesant është fakti që menjëherë pas tyre, me një pikë më pak, vijnë emra të mëdhenj si Chelsea, Olimpiku i Marsejës dhe Steaua e Bukureshtit.

Sa u takon klubeve nga kampionati ynë, mes 400 më të mirëve të botës janë vetëm dy: Kukësi në vendin e 205-të (87.5 pikë) dhe Partizani i 260-ti (77 pikë).

Surprizë është edhe vendi i parë, që mbahet nga Atletiko Nacionali. Ekipi nga Kolumbia, i pari nga jashtë Europës që udhëheq renditjen 26-vjeçare, lë pas Realin e Madridit dhe Barcen.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *