Dyshja ‘Todi Dori dhe fizarmonika’

3



73 vjeç dhe Todi Dori vazhdon të dalë në skenë. Pas arsyes ekonomike, me një pension që nuk mund të mbyllë kërkesat e thjeshta të të përditshmes, është edhe vullneti për të luajtur në fizarmonikë deri sa gjendja fizike t’ia lejojë.
“Instrumenti është shpirti im”.

Janë mbushur 50 vite që busti i Todit identifikohet me fizarmonikën, e cila i është imponuar në qëndrimin e trupit.

“Një kuriozitet do të them, vete te rrobaqepësi për të bërë kostum, më mati dhe më tha, ore i bie fizarmonikës ti? I bie i thashë, por nga më diktove? Ishte Ferdinand Deda para teje dhe kishte supin e majtë më të ulur. Ne e kemi nga pesha e kësaj”.

Në mbyllje të klasës së shtatë, Todi atëherë në Këlcyrë nisi të merrte mësimet e para, u diplomua, ushtroi profesionin si muzikant dhe mësimdhënës për ta mbyllur karrierën në bandën e Ansamblit Folklorik të Tiranës, ku luan prej 20 vitesh.

“Ka kacekun, frymëmarrjen, elektroniket janë pa shpirt, kjo është bukuria e kësaj vegle, por do edhe repertor të zgjedhur, është specifike. Tani ka plot pjesë, në atë kohë po të luaje “Valsin e Danubit përjashtoheshe nga shkolla”

“Është fatkeqësi sot, se shumë veta sot i kanë hyrë organos. Është një instrument pa shpirt, nuk mësohet me program shkollor, nuk ka frymëzim, si dashurinë, si vdekjen si trimërinë e shpreh në një ton”

Si i jep nota këtyre tasteve ashtu edhe merr nga ato.

“Jo më ka dhënë bukë, por edhe respekt dhe autoritet gjatë gjithë kohës”

Nëse ka një ditë që Todi Dori do ta dorëzohet ajo është:

“Kur të më lenë gishtat”

You might also like
Comments