​Dyfishohen rastet e reja me koronavirus në Shqipëri

0
​Dyfishohen rastet e reja me koronavirus në Shqipëri
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1188 testime, nga të cilat 87 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, rastet e reja ishin 43.

Ndërkohë, fatmirësisht prej ditësh nuk ka persona që kanë humbur jetën, ndërsa 131 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 38.

RonaTyra

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.055.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.000 raste me koronavirus, prej tyre 270.055 janë shëruar, 453 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu