Dy vite që kur bëri bujë të madhe në estradë, Don Xhoni: I besoj punës time, kam për të dhënë shu…

0
Dy vite që kur bëri bujë të madhe në estradë, Don Xhoni: I besoj punës time, kam për të dhënë shu…
Gjigandi

Janë bërë dy vite që kur reperi Don Xhoni ka bërë bujë të madhe në tregun muzikor shqiptar.

Ai për publikun u bë i njohur në karantinë gjatë situatës me COVID-19 në vend, ndërkohë që ishte i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin.

Vokali dhe interpretimi i mahnitshëm i një ‘freestyle’ bëri që të jetë në mesin e artistëve më të pëlqyer të momentit.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

RonaTyra

Dy vite më vonë, ylli nga Drenica ka bërë një postim duke falënderuar të gjithë për përkrahjen e duke premtuar edhe më shumë ditëve në vijim.

Postimi i plotë i Don Xhonit:

“2 vjet si 2 minuta. Shumë shpejt, shumë sfida, shumë punë e shumë lojëra.

Dje u bonen hiç më pak se 2 vjet prej momentit apo më thënë më sinqertë prej bujës të madhe që iu ka bërë kësaj industrie të muzikës.

Nga ai moment shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë industry, e jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij ndryshimi edhe rritjes t’intenzivitetit të frymës t’hip hopit, e kjo padyshim që është bërë veç prej punës time absolute të palodshme bashkë me njerëzit që më rrethojnë e janë pjesë e ekipit tim edhe falë ëndrrës time shumëvjeçare që e kam pasur për muzikë.

Nuk kam nevojë që t’më vlerësojë individi ose një media, puna duket, krejt e dinë çka është bërë për dy vite, e dinë që nuk ka artistë shqiptarë që ka arritur prej 0 deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujorëshe. Fakt është.

Por pa marrë parasysh pozicionit tim dhe suksesit tim momental, unë prapë nuk jam ngopur në punë, e di që kemi me shku në nivele të tjera, unë i besoj punës time, e me emër të Zotit kam me dëshmuar akoma që kam shumë për të dhënë dhe me arrit normalisht bashkë me juve edhe krejt njerëzve që i kam përreth.

Dua të ju falënderoj juve prej zemrës që besoni në punën time, që më keni përkrahur e më keni vlerësuar aq shumë sa që më keni dhënë vullnet edhe të vij deri në këtë moment që jam duke e shkruar këtë gjë, edhe më besoni që kjo çfarë keni dëgjuar është shumë pak prej asaj çka do të vjen e do të dhurojë tutje..

I juvi, Don Xhoni”. /abc24.al/

Don Xhoni (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu