Futbollistët e Dritës, Lirdon Leci dhe Kastriot Rexha e kanë vizituar në shtëpi, Përparim Islamin e Feronikelit, i cili mesjavën e kaluar pësoi një lëndim të rëndë në duelin ndaj Ballkanit.
Leci se bashku me Islamin e Rexhën ka postuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkuar se ‘Rruki’ nuk mund të driblohet as i lënduar.
Ai gjithashtu ka thënë se e pret edhe më të fortë rikthimin e mbrojtësit të Feronikelit.