Durrës/ Zjarr në kabinën elektrike të një pallati, apartamentet “pushtohen” nga reja e tymit

0
Gjigandi

Zjarri që ra paraditen e sotme në një kabinë elektrike ka alarmuar banorët e një pallati në qytetin e Durrësit.

Situata e krijuar në një nga pallatet e lagjes numër 5 të qytetit angazhoi jo vetëm forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit, po dhe ato të policisë që kanë ndihmuar disa nga banorët të largohen nga apartamentet e tyre.
Reja e tymit e shkaktuar nga zjarri ka depërtuar nëpër të gjitha apartamentet duke krijuar dhe probleme me frymëmarrjen, veçanërisht te banorët në moshën e tretë. Sipas burimeve, dyshohet se zjarri në kabinën elektrike është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.
Për fat, përveç kabinës së dëmtuar, nuk ka pasur dëme në njerëz apo apartamentet e banimit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu