Durrës/ Tentuan të fusnin drogë në burg, gjykata vendos masën për 3 autorët

0
Gjigandi

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, sot më datë 26.01.2023 në orën 14:30 ekzekutoi urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në zbatim të vendimit penal nr.45 datë 25.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burgë“ parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale, ndaj shtetasve Denis Hoxha, Ermir Avdija dhe Marius Plaku, si të dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzutimit të vendimeve me burgim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a paragrafi 2 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin sende të ndaluara lëndë narkotike dhe telefon celular në IEVP Durrës.

SH.K.B.B në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një hetimi intensiv, me metoda speciale të hetimit, është arritur dokumentimi i plotë i veprës penale të parashikuar nga neni 324/a paragrafi 2 të Kodit Penal, e konsumuar nga shtetasit Denis Hoxha, Ermir Avdija dhe Marius Plaku.

Hetimet vijojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprës penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu