Durrës, i riu sirian gjendet i pajetë në trotuar

0
Gjigandi

Një i ri sirian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës, pranë ish-hotel Vollgës.

“Në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull” njofton policia.

Në trupin dhe rrobat e viktimës ka njolla gjaku, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu