Duhanpirja, Beqja nga Korça: Sensibizilim në gjithë vendin – RTV Ora News- Lajmi i fundit-

11



Korçë – Qeveria po bën të pamundurën që shqiptarët të jetojnë më mirë.
Kështu ka deklaruar nga Korça, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i pranishëm në startin e fushatës antiduhan, e cila nis nga qyteti i Korçës dhe do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Kjo fushatë ka në qendër të saj sensibilizimin e qytetarëve për të mos konsumuar duhan.
“Duhani dhe duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundshmërisë së lartë, I invaliditetit të parakohshëm por edhe i fataliteteve në jetë. Por nëse ne në programin e qeverisë kemi identifikuar që për dy grup sëmundjet, me shkallën më të lartë të fatalitetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale, rezulton se duhani është tashmë provuar botërisht, është shkaktari kryesor I rritjes së riskut në këto 2 grupsëmundje”, u shpreh Beqja.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit kanë bërë edhe një parakalim në pedonalen e qytetit, duke përcjellë mesazhin për ndalimin e duhanpirjes.
Për më shumë klikoni në

You might also like
Comments