Duel i kampiones Nunes ndaj sfidueses Spenser

0
Gjigandi

Më 6 qershor, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-250 në artet marciale mikse.

Ky është sporti i parë që nisi aktivitetet edhe pse në periudhë pandemie për shkak të coronavirus (eventi do të zhvillohet pa tifozë).

UFC ka ndryshuar duelet e këtij eventi dhe spikat dueli për titullin kampion bote në peshën “featherweight” mes kampiones në fuqi Amanda Nunes dhe Felicia Spencer.

Ky duel i programuar për datën 9 maj u shty për një muaj dhe do të zhvillohet më 6 qershor. Braziliania Nunes është kampione e dyfishtë e botës, pasi mban edhe titullin e peshës “bantamëeight”. Rivalja e saj, kanadezja Spencer, është një emër pak i njohur në kafaz, ndaj nuk priten surpriza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu