“Dua të punoj”/ Policia shpërndan protestën, punonjësit e transportit publik kërkojnë një pagë të dytë lufte

0
Gjigandi

Paraditen e sotme, punonjësit e transportit urban kanë protestuar sërish para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ata kërkojnë një pagë të dytë lufte, me argumentin se e para nuk u mjaftoi. Protestuesit u shprehën se nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët, ndaj vetëm kur të plotësohen kushtet do të fillojnë punën me transportin.

“Po vuajmë për bukë. U bënë 4 muaj me ato 400 mijë lekë, jemi zhytur në borxhe”, deklaroi njëri prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu