Dua Lipa ndryshon stil, duket tejet atraktive rrugëve të New Yorkut

0
Dua Lipa ndryshon stil, duket tejet atraktive rrugëve të New Yorkut
Gjigandi

Dua Lipa dukej sensacionale me një veshje tërësisht të materialit xhins ndërsa po shkonte në xhirimet e emisionit “The Tonight Show With Jimmy Fallon” në New York të enjten.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, kishte veshur një palë sytjena me material xhins me zinxhir të markës “Diesel”, e cila tregonte mesin e saj të tonifikuar si dhe tatuazhet e saj të shumta, shkruan

DailyMail

.

Ylli i muzikës pop përputhej me pamjen që binte në sy, pasi kishte veshur edhe një palë pantallona unike me material xhins, gjersa kishte të mbathura një palë çizme me taka të larta të markës italiane.

RonaTyra

Fituesja e çmimit “Grammy” zgjodhi për aksesor një rrip si dhe një çantë të përshtatshme.

Aksesorët e saj atë ditë përbëheshin nga: byzylykë të shumtë, vathë dhe unaza me shkëlqim dhe një gjerdan argjendi.

Ylli i kishte mbledhur flokët e saj të zeza në stilin topuz, me balluke dhe disa fije anësore.

Sa i përket makijazhit, interpretuesja e hitit “New Rules” zgjodhi një nuancë bronzi të rimelit, një vetull të mirëpërcaktuar dhe buzë të lyera me buzëkuq mat.

Bukuroshja me prejardhje nga Kosova kishte një nuancë të bukur jargavani të llakut në thonjtë e saj.

Dua gjithashtu publikoi në Instagram të enjten një tjetër pamje të mrekullueshme – këtë herë në hijen e së kuqes.

Bukuroshja me flokë të zeza u pa e shtrirë në një sedilje avioni me një veshje me gëzof tërësisht të kuqe të markës “Bottega Veneta”, me një xhaketë me kopsa dhe pantallona të ngjashme.

Duke i shtuar më shumë stil veshjes, ajo kishte vënë një palë syze dielli të markës “Tom Ford Jack Pilot” ngjyrë ari dhe jeshile të lehtë.

Ndërkohë në gisht ajo mbante një unazë të markës “Bulgari”, e cila kushton mbi 20,000 dollarë.

Interpretuesja e hitit “Physical” kishte gjithashtu të veshura çizme të zeza të markës “Calvin Klein” në këmbë.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi u raportua se ajo është paditur për këngën e saj hit “Levitating”.

Një grup i quajtur Artikal Sound System po kërkon fitimet nga kënga sepse besojnë se ajo ka vjedhur këngën e tyre të zhanrit ‘reggae’ të vitit 2017 me titull “Live Your Life”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga tabloidi

TMZ

, grupi beson se Dua dhe ekipi i saj e dëgjuan këngën e tyre dhe dolën me një kopje të asaj kënge në “Levitating”.

Dua ka qenë gjithashtu e zënë me turneun e saj – i titulluar “Future Nostalgia”, që vjen si promovim i albumit të saj të dytë me të njëjtin titull.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu