Mbrëmë Dua Lipa ka performuar në MTV EMA.
Të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës është zhvilluar edicioni i sivjetmë i ndarjes së çmimeve, ‘MTV European Music Awards’.
Këngëtarja Dua Lipa ishte e pranishme dhe performoi një prej hiteve të saj, këngën “Don’t Start Now”.
E para pak minutash ajo i ka ndarë disa foto me ndjekësit në Instagram, të cilat i ka shkëputur nga albumi i mbrëmjes së djeshme.
Në këto imazhe ajo shihet e buzëqeshur e pranë postimit ka treguar se sa e lumtur është ndier e rrethuar me njerëz që e përkrahin.

