Dropbox pritet të del në bursë

5

Kompania që ofron shërbimin cloud Dropbox, ka nisur përgatitjet për daljen në bursë e cila e vlerëson 30 për qind më pak sesa vlente katër vite më parë.

Dropobox shpreson të shesë aksionet mes 16 dhe 18 dollarë secilën dhe kështu kompania do të vlerësohej mes 7 deri në 7.9 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera prej 10 miliardë dollarësh që arriti në 2014-në.

Vitin e kaluar Dropbox raportoi 1.1 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 31 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kompania përballet me konkurrencën e egër të Apple, Amazon, Microsoft dhe Google. Kompania thotë se ka 500 milionë përdorues të regjistruar nga 180 shtete, ku 11 milionë paguajnë për shërbimet cloud të kompanisë.

You might also like
Comments