Drita e pret skuadrën pejane

5

[ad_1]

Drita nga Gjilani e pret skuadrën pejane Besa FamGas në ndeshjen e pjesës së epërme të tabelës. Ndeshja që luhet të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën në Gjilan është njëra prej pesë ndeshjeve të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Drita është e treta me 20 pikë, ndërsa Besa prinë në tabelë me 32 pikë. Gjilanasit në pranverë kanë pasur telashe për të marrë rezultate pozitive, por shpresojnë t’i bëjnë rezistencë skuadrës kampione.

Edhe ndeshjet tjera të javës së 18-të luhen të shtunën. Prishtina, njëjtë si Besa, e pret fitoren e radhës. Prishtina është e dyta me 32 pikë, ndërsa e pret Samadrexhën e vendit të parafundit. Kjo ndeshje nis në ora 13:30.

Dy skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi takohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 18:00. Trepça është e gjashta me 15 pikë kurse Vëllaznimi i shtati me 14.

Llapi – Zhegra (19:00) e Vushtrria – Kastrioti (14:30) janë dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro.

Në Ligën e Parë të meshkujve luhet java e tetë. Të shtunën luhet ndeshja mes Drenicës e Deçanit që nis në ora 19:00. Ndërsa të dielen janë dy ndeshje. KEK-u e pret Lepencin nga ora 11:00, kurse Ulpiana e Prizreni luajnë nga ora 14:00.

[ad_2]

You might also like
Comments