Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës/ Policia publikon pamjet, si u arrestua 35-vjeçari dhe çfarë iu gjet në shtëpi

0
22
Gjigandi

Zalmir Qyteti është 35-vjeçari i arrestuar sot nga policia në Korçë, i akuzuar se drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në këtë qytet.

Ndërkohë, janë publikuar edh pamjet nga momenti i arrestimit të të riut, ndërsa pas kontrollit në shtëpi iu gjetën heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetëra  kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Po ashtu, policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 persona të tjerë, që dyshohet se bashkëpunonin me Qytetin për shpërndarë drogën.

Ata e blinin lëndën narkotike te 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu