Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet i riu në Tiranë

0
Gjigandi

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi me iniciale D.A., akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”.

Mësohet se gjatë momentit të ndalimit nga policia, i riu ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 48, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, shtetasin:

– D. A., 25 vjeç. Ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

 

=Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu