Draxler i kërkon Ozilit transferimin në PSG

Sulmuesi i PSG, Julian Draxler i ka kërkuar mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil të bashkohet me të tek skuadra franceze.

Draxler, i cili luan së bashku me Ozilin për Kombëtaren e Gjermanisë, është i gatshëm të bashkohet me ish-yllin e Real Madridit në nivel të klubit.

Megjithatë, gjermani nuk mendon për një transferim të tij në Ligën Premier te Arsenali, por kalimin e Ozilit te PSG.

“Do të doja të luaja me të çdo ditë”, ka thënë fillimisht Draxler për BBC World Service.

“Për mua, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Më pëlqen të luaj me të në çdo stërvitje, çdo ndeshje me ekipin kombëtar gjerman”.

I pyetur nëse ai mendonte se Ozil do të dëshironte të bashkohej me gjigantët e Ligue 1, Draxler tha: “Po, unë mendoj se ai është një lojtar i madh”.

“Ai do të ndihmonte çdo ekip në botë dhe mendoj se ai do të gëzonte jetën këtu dhe madje do të luajë për PSG”, përfundoi ish-ylli i Schalkes e Wolfsburgut.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtari qëndron në Superiore

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *