Donnarumma hedh ‘dorashkën’: Qëndroj te PSG për të luajtur titullar, ja lutja për Milanin

0
Donnarumma hedh ‘dorashkën’: Qëndroj te PSG për të luajtur titullar, ja lutja për Milanin
Gjigandi

“Fitimi i titullit të dhjetë ishte një nga objektivat, na vjen keq për Champions League”. Gigio Donnarumma bën vlerësimin e sezonit të parë te PSG dhe tashmë shikon përpara: “Unë do të qëndroj në Paris dhe do të përpiqem të fitoj Ligën e Kampionëve”.

Në një intervistë për “Sky Sport”, portieri axurr u ndal te titulli i Ligue 1, që sapo e ka fituar: “Ishte një kënaqësi e madhe. Për mua ishte një vit ambientimi, por jam shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi. Kërkoj falje që i zhgënjyem tifozët tanë në Champions League, por do të përpiqemi ta kompensojmë atë”.

Për kampionatin italian shpreson në një finish tërësisht kuqezi: “Do të doja që Milani të shpallej kampion i Italisë. Shpesh flas me ish-shokët e mi, uroj që të fitojnë titullin, sepse po bëjnë një sezon të mrekullueshëm. Pioli po punon shumë mirë”.

Ka keqardhje për tifozët që u larguan nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes, ku u sigurua matematikisht titulli kampion: “Na erdhi shumë keq, sepse ata na kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qenë lojtari ynë i 12-të. I kuptojmë ata, duam të bëjmë mirë edhe në Evropë”.

Duhet të zgjidhet edhe çështja e dualizmit me Keylor Navas për titullarin e portës së PSG: “Unë jam këtu për të qenë titullar. Siç thashë, ishte një vit ambientimi për mua. Nuk ishte e lehtë, ndryshimi i klubit, gjuha dhe zakonet. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Navas, por siç tha edhe ai, nuk ishte e lehtë ta përjetoja këtë kompeticion. Gjërat me siguri duhet të ndryshojnë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu