Donald Veshaj i ofron mbështetje Beatrix Ramosajt: Qëndro e fortë dashuria ime

0
Gjigandi

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj u tha se nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.

Një moment të tillë brenda shtëpisë po e përjeton edhe i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj.

Ky i fundit ka qenë tejet i shqetësuar gjatë këtyre ditëve për atë se si është këngëtarja jashtë, si po ndihet dhe si mund ta ketë parë gjithë situatën midis tyre.

Ndonëse nuk ka bërë akoma një reagim në rrjete sociale, në Instagramin e Veshajt u bë mbështetja kundrejt 27-vjeçares.

ë profilin zyrtar të 26-vjeçarit u publikua një video ku shihet Donaldi përkrah Beatrix dhe një të bashkangjitur ku po qëndronte i vetëm.

RonaTyra

Shoqëruar me këtë video të tyre është edhe kënga “I was here” e yllit të muzikës pop, Beyonce.

“Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, thuhet në postim.

Ramosaj ka refuzuar edhe ftesën në “Fun Club” për shkak të gjendjes aktuale paksa të vështirë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu