Don Xhoni së shpejti lanson këngën “Baby Baby”

0
Gjigandi

Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë kohës së pandemisë coronavirus është kthyer në sensacion.

Kjo për shkak të talentit dhe po ashtu interpretimit të veçantë të këngëve,teksteve që shpeshherë janë edhe eksplicite.

Me vetëm një këngë të publikuar, ditën e djeshme (e enjte), Don ka filluar të mbajë koncerte në Shqipëri.

Për shkak të dashurisë që mori atje, reperi me prejardhje nga Drenasi, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të lansohet kënga e re.

RonaTyra

“Performanca e pare pati shumë dashuri, ju dua të gjithëve. Baby Baby do të vijë shumë shpejtë, brenda katër ose pesë ditë publikohet data”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, “Tjera Llafe” titullohet projekti i fundit nga ai, që për një kohë të shkurtër arriti të grumbullojë miliona klikime në platformën YouTube. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu