Do votohet ndryshimi i kushtetutës/ Kërkohet të pengohen koalicionet e partive në zgjedhje

0
Gjigandi

Seanca plenare e 30 Korrikut do të jetë testi i radhës për shumicën qeverisëse nëse do ti thotë po ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita që lidhen drejtpërdrejtë me zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshimet kushtetuese për lista të hapura dhe mospasjen e koalicioneve parazgjedhore, si dhe vendosja e një pragu hyrës në kuvend prej 5 %, do ti shkojnë kuvendit në formën e një raporti hartuar nga Komisioni i Ligjeve bashkë me Këshillin e Legjislacionit më 14 Korrik sipas afatit.
PD i shikon këto propozime si një taktikë të kryeministrit Rama për të asgjësuar koalicionet parazgjedhore. Thënë ndryshe ky ndryshim kushtetues i mbyll derën njëherë e mirë PD-s në bërjen koalicion me LSI dhe partitë e tjera aleate dhe zgjedhjet e radhes dhe i le te gjitha partite qe te bazohen te forcat e tyre.
Nga mos-lejimi koalicioneve më i humburi del Partia demokratike, pasi nëse shikojmë zgjedhjet e shkuara parlamentare në nivel kombëtar PS e vetme edhe pa koalicion prodhon më shumë vota.
Në të tilla kushte më i interesuari për këto ndryshime është Edi Rama i cili pak kohë më parë u shpreh se PS në fund të ditës bën llogaritë e saj elektorale.
Rudina Hajdari u shpreh e kënaqur me vendimin e sotëm të Këshillit të legjislacionit.
“Jemi në rrugën e mbarë një vendim historik ky i sotmi. Do të na duhet të negociojmë në një proces jo të lehtë”, shpreh Rudina Hajdari.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu