Do t’i ndërroje dy gota alkooli në bllok me një batanije për familjet në nevojë? Bëje ç’pret?!

14

Nga Marjon Gorica
Ditët e ftohta të këtij fillim viti
na kanë mbërthyer të gjithëve pranë ambjenteve të ngrohta, e larg acarit, për të pasur kështu e një shëndet të mirë, e për të qënë sa më të qetë.

Por këto ditë duhet të shihen e si ditë reflektimi.
Ndërkohë që shumë prej bashkëmoshatarëve tani shijojnë lluksin që të ofrojnë lokalet e Tiranës, një pjesë tjetër gjenden të stukur cepave të shtëpisë, nëse kanë një të tillë ose të mbërthyer nga koka tek këmbët me ndonjë leckë e copë plastmasi.
Me keq ardhje e themi, por duhet ta pranojmë, kjo gjë nuk ndodh vetëm këtu por kudo nëpër botë.
E pikërisht këto situata me të cilat përballemi janë ato të cilat na bëjnë të ndërgjegjësohemi e të kuptojmë që ka nga ata persona të cilët kanë nevojë për ne, për ngrohtësi e për një kontribut sado modest.
Ndaj e mesazhi im për shumë të rinj do të ishte, që dy gota më pak alkol, ndihmojnë në metabolizëm, ulin rrezikun për aksidente e gjobëvënie nga policia e mbi të gjitha janë të ardhura që ngrohin shumë zemra.
Një batanije për çdo fëmijë e familje në nevojë në këto ditë është jetë e shëndet!
Dhuro dhe ti!

You might also like
Comments