“Do te shkaterroj” Valentina Pizzali: Nuk e kam kercenuar ish-ambasadorin e BE Ettore Sequi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Aktorja dhe ish- skenaristja e televizionit italian RAI, Valentina Pizzali, eshte marre ne pyetje ne gjykatë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj nga ish-ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, i cili e akuzoi gruan për përndjekje.
Media italiane raporton se Pizzali i ka mohuar akuzat se e ka kërcënuar ish të dashurin. Ajo është shprehur se nuk ka bërë kërcënime, por nuk ka dashur që historia e dashurisë të përfundonte.

“Kjo historia jonë ka qenë e gjatë. Vazhdoi për një kohë të gjatë dhe unë nuk doja që të mbaronte. Nuk kam kërcënuar askënd. E kam bërë vetëm sepse s’doja të mbaronte historia,”– mësohet të ketë thënë ish-prezantuesja.
Ditën e djeshme gjykata në Itali vendosi të lërë në arrest shtëpie nën akuzën e përndjekjes dhe kërcënimeve Valentina Pizzalin. Padia u bë nga vetë Sequi i cili shprehej se Pizzali nuk e ka lënë të qetë pas dhënies fund të lidhjes./Express

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu