Djegia e Sazanit/ Gazetari zbulon çfarë planin për ndërtime në ishull: Aty do të ndërtohet një su…

0
Djegia e Sazanit/ Gazetari zbulon çfarë planin për ndërtime në ishull: Aty do të ndërtohet një su…
Gjigandi

Në emisionin “Open” të gazetares Eni vasili në News 24 u diskutua këtë të martë zjarri në ishullin e Sazanit, ku një sipërfaqe e konisderueshme me pisha dhe shkurre është djegur prej tre ditësh për shkak të mungesës së helikopterëve për ndërhyrje nga ajri.

Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi shprehën kritika për djegien e ishullit, si dhe për mungesën e helikopterëve Cougar për të shuar flakët.

Një version tjetër të asaj që ka ndodhur dha gazetari Eni Ferhati i cili u shpreh se përflitet se ka një plan për ndërtimin e një kazinoje gjigande në ishullin pranë Karaburunit, për ta kthyer atë në një Montekarlo.

Debati në OPEN:

Prençi: Për mua është indiferentizëm për të mos shkuar më tutje sipas zërave që ka qëllim në veveteve për vënie zjarri sidomos në zonat bregdetare për zhvillimin e bizneseve të oligarkëve për ta fshirë nga zonat e mbrojtura.

RonaTyra

Lala: Duhet të na e thonë institucionet e prokurorisë. Jemi këtu për të thënë ato problematika.

Prençi: E bazoj në prova dhe jam gati të shkojë dhe para prokurorisë sepse në vitin 2017 i kam dorëzuar policisë flakadanë, për zonën e Shëngjinit dhe në atë zonë sot janë ngritur pallate.

Lala: Ne kemi dyshime, por duhen prova. Dyshime kam edhe unë. Problem është se ne konstatojmë që sot që flasim Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë marrë asnjë masë për situate të tillë si në Sazan, që nesër mund të jenë në jug të vendit dhe mund të ketë pasoja në njerëz.

Ferhati: Mund të vërtetëtohet shumë lehtë se kush ka shkuar në Sazan pasi është një ishull.  Nën korridore qarkullojnë zëra se zjarri është i qëllimshëm pasi atje ka plane të hershme për të bërë një super kazino, një Monetkarlo në Shqipëri. Përtej Emergjencave Civile duhet të marrin masa edhe bashkitë. Të cilëve me të drejtë Haki Çako iu ka kërkuar të marrin masa.

Lala: Në rastin konkret duhet një ndërhyrje emergjente nga ajri. Sot Ministria e Mbrojtjes nuk jep detaje pse Cougar që janë blerë nuk janë disponibël. Si ka mundësi që helikopteri nuk është funksional? Ka abuzim, është indeferentizëm. Ka përgjegjës për këtë që nuk është një helikopter në qarkullim. Këtë duhet të sqarojnë Çako dhe Peleshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu