Djali kerkon te ik nena i fsheh pasaporten: Ku do na lesh ne – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Fenomeni i të rinjve që dëshirojnë të largohen jashtë kufive të Shqipërisë ka prekur pothuajse gjithë familjet shqiptare dhe po rritet gjithnjë e më tepër. Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, djali 20-vjeçar, Luisi ka sjellë në studio nënën e ti, Shaqe. Ai dëshiron të largohet nga Shqipëria, por mamaja nuk e lejon dhe për këtë arsye i ka marrë edhe pasaportën dhe nuk ia kthen.   Luisi: Unë si çdo i ri ka dëshirën e tij të lëvizë jashtë shtetit, të provojë fatin e tij dhe kjo… më ka fshehur dhe pasaportën..     Shaqja: Ku do me shku ti bir?     Luisi: Dëshira ime është që të iki, ta provoj dhe unë si gjithë rinia e tjerë.   Shaqja: Ku do me ik? Ku do na lësh ne? Ne vetëm ty të kemi more djalë.   Luisi: Janë duke më pritur andej… Më ka fshehur edhe pasaportën.   Shaqja: Qysh të kemi rritur.   Eni Çobani: Domethënë ti e ke kërkuar, por s’ke arritur ta gjesh?   Luisi: Po!   Eni Çobani: Domethënë kaq thellë e ka fshehur Shaqja pasaportën, sa e pamundur ta gjejë.   Shaqja: S’kisha rrugëdalje tjetër. Për natë zhurmë dhe shamatë në shtëpi. Dua të iki, dua të iki…   Luisi: Nuk është puna se nuk do kthehem prap. Unë prap do kthehem, thjeshtë dua të iki ta provoj si gjithë shoqëria.   Shaqja: Do kthehesh, por unë jam e sëmurë, me probleme dhe babin e ke të sëmurë. Vetëm ty të kemi.   Luisi: I njëjti problem ka qenë gjithmonë në shtëpi. Jo do iki , jo s’do iki.   Shaqja: S’ke ku të ikësh. Kur të kemi nevojë ne, komshijve nuk kemi si ju themi të na ndihmojnë ne.   Eni Çobani: Meraku i babit dhe i mamit ka qenë gjithmonë shumë i madh. Është e natyrshme që prindi ndaj fëmijës të ketë këtë merak.   Shaqja: Avash avash more djalë. Të kesh 2 djem ose 3 hajde de. Po të kesh një djalë për në shtëpi… Sytë e ballit.   Luisi: Dua të iki, se kështu është puna. Këtu çdo gjë është… ekonomia zero, këtu s’ka punë, asnjë gjë… Duhet me lëviz, jo të rrish në të njëjtin vend.   Shaqja: Çfarë të bëjmë tani? Me atë ekonomi, ç’të bëjmë?   Luisi: Duhet të lëviz, ti bëj gjërat vetë. S’ka të ardhme ky vend.   Shaqja: A ke babë, a ke nënë? Ku do i lësh? Jemi vetë ne, kemi nevojë për ty?   Luisi: Gjysma e shokëve të mi, të gjithë janë jashtë shtetit.   Shaqja: Se i kanë shtëpitë plot, por ne s’kemi kujt ti themi, deri sa të vijnë komshinjtë ne mbaruam.   Eni Çobani: Shaqe ka ndonjë mundësi Luisi, të ketë ndonjë punësim ose dritë jeshile për diçka? Se unë e shikoj ai ka dëshirën të punojë jo vetëm për veten, por edhe për ju.   Shaqja: Unë jam e sëmurë, kam 4 muaj që kam dalë nga spitali. Nuk duhet të dëgjosh shokët çfarë thonë; Po iki, po iki. Ata e kanë shtëpinë plot.   Luisi: Të ishin gjërat në rregull do kisha ndenjur këtu.   Shaqja: Një mo një. Ku do na çosh?   Luisi: Edhe unë që jam djalë një nënë kam, s’kam dy nëna, por duhet të iki.   Ardit Gjebrea: Çfarë ke studiuar ti?   Luisi: Unë kam mbaruar 12 vjet, gjimnazin.   Ardit Gjebrea: A ke qenë nxënës i mirë në shkollë?   Luisi: Nxënës i mirë nuk mundem me e thënë, po…   Ardit Gjebrea: Po kush ta ka fajin që nuk ke mësuar? Ti mendon se bota do të të presë me krahë hapur? Njerëz që nuk kanë vullnet për të mësuar?   Luisi: Jo jo normal.   Ardit Gjebrea: Një punë të rëndomtë që do bësh atje mund ta bësh edhe këtu.   Ardit Gjebrea: E ke gjetur punën andej?   Luisi: Po e kam, janë duke më pritur, jam me shokë.   Ardit Gjebrea: Çfarë pune?   Luisi: Akoma nuk e kanë caktuar, e kupton, vetëm hajde dhe do e vendosim.   Ardit Gjebrea: Shaqe, nëse do dije se djali yt do kishte një vend të sigurt pune dhe do siguronte të ardhura do ta lije?   Shaqja: Ardit, po ta them si të të kem vëlla. Unë jam e sëmurë me tension.   Eni Çobani: Nuk e lë Shaqja.   Shaqja: Unë s’di kujt ti them hajde, se jam e sëmurë.   Ardit Gjebrea: Gjej një nuse, lërja nënën tek shtëpia.   Luisi: Ç’nuse, është herët për nuse.   Shaqja: Nusja pa djalin, ç’më duhet tek shtëpia?   Eni Çobani: Shaqe keni ndonjë mundësi ekonomike që i ofroni?   Shaqja: Po kemi një ekonomi. Me tokën e 7501, familja ime.   Eni Çobani: Ju mendoni se Luisi do punojë këtë tokën?   Shaqja: Mos punojë tek toka, të marrë tokën time, se unë për atë e dua, se dua për vete.   Luisi: Është i njëjti muhabet prej vitesh.   Shaqja: Të prishem edhe me vëllezërit, të prishem me ty apo me vëllezërit?   Eni Çobani: As tokën që na the se ke zonja Shaqe?   Shaqja: E kam tokën.   Eni Çobani: Ku e ke?   Shaqja: Në Velipojë tek familja ime..   Eni Çobani: Tokat janë ndarë që në ’91, jemi në 2019, kur ke menduar ta marrësh që t’ja japësh Luisit?   Luisi: Kur të shkojë te të shumtit zonja Eni.   Shaqja:Gjërat janë në rregull, por vëllai thotë kanë kaluar shumë kohë.   Luisi: Kjo tokë na ka bërë konflikt, mos flasim as njëri me tjetrin..   Ardit Gjebrea: Në bregdet e ke tokën ?   Shaqja: Po në bregdet e kam. 300 metër larg detit është ndarë me tokën e ligjit 7501, por që mos prishem me vëllezërit e mi, jo sot, jo nesër.   Luisi: Është e disata herë që më thotë po marrim tokën, po marrim tokën… Por është një ëndërr, është menduar disa herë, se ka disa vite.   Shaqja: Nuk është një ëndërr, për ty e dua.   Eni Çobani: Luisi ma ka shpjeguar shumë qartë: Mamaja ime që kur kam qenë i vogël më thotë për një tokë, tokë që as e kemi parë as e kemi prekur. Tokë që e kanë dajat e mi dhe ne s’kemi lidhje fare atje. Nëna thotë orë e minutë do marrim tokë, do marrim tokën. U bëra 20 vjeç s’kam parë tokë. Ku është toka?   Shaqja: Është tek vëllai im, tek vëllai i vogël.   Eni Çobani: Po luisi s’do shkojë tek vëllai?   Shaqja: Merrem unë me vëllain, Luisi të presë.   Luisi: Lëre tokën më jep pasaportën mua.   Publiku mbështet me vota Luisin dhe i jep atij të drejtë për të marrë pasaportën.   Luisi: Më jep pasaportën (qesh)   Shaqja: Unë kam për t’ia grisur, nuk ia jap.   Luisi: Puna qëndron nuk dua të iki pa më dhënë ti bekimin tënd.   Eni Çobani: Një djalë i mrekullueshëm, bravo.   Luisi: Unë mund të iki dhe ndryshe, por edukata që ti më ke dhënë s’më lejon.   Eni Çobani: Çfarë i kërkon mamit ti në fund të kësaj seance ndërmjetësimi?   Luisi: Unë i kërkoj thjesht të më japë atë pasaportën.   Shaqja: Nuk ta jap.   Ardit Gjebrea: Ku e ke fshehur pasaportën?   Shaqja: E kam fshehur në një vend, kam hapur një pllakë dhe e kam vënë.   Luisi: Në cilën pllakë?   Shaqja: Nuk ta tregoj..   Ardit Gjebrea: Na thuaj dhomën ku është?   Shaqja: Tek dhoma e gjumit.   Luisi: Do shkoj që tani.   Shaqja: S’ka lenë vend pa kontrolluar, vetëm tek pllakat si ka shkuar mendja.   Pasi “zbulon” vendin e pasaportës, Luisi përqafohet me nënën e tij./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu