Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, është parë sërish të dalë dorë për dore me të dashurën e tij shqiptare, Niki Dodaj, në West Hollywwood.
Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në SHBA në vitet ’90-të.
Ajo është 21-vjeçe dhe është diplomuar për menaxhim biznesi, në Kaliforni.
Joseph Baena është fëmija që Schwarzeneggeri e pati me një punonjëse te shtëpia e tij.
Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e të birit të tij.