Djali i “El Cholo” Simeones vendos rekordin historik në Serie A falë pandemisë!

0
Gjigandi

Luan te Cagliari por kjo nuk e pengoi që të vendoste rekord historik në futbollin italian!

Po flasim për të birin e Diego Simeones, Giovanni, i cili me rrjetën e realizuar përballë Bologna në Serie A bëhet i pari lojtar që ka shënuar në të 12 muajt e vitit në kampionatin italian.

Një rekord që askush nuk e kishte vendosur më parë, duke qenë se sezoni mbyllet normalisht në fund të majit dhe Simeone ka shënuar pikërisht në 1 korrik, duke llogaritur që e ka bërë më përpara edhe në gusht kur nisi sezoni i shkuar.

Natyrisht që do të ketë edhe gola të tjerë në këtë muaj dhe kjo ecuri mund të përsëritet, por hera e parë mbetet e para. Simeone ka shënuar këtë sezon 10 gola në Serie A, teksa u shit nga Fiorentina te Cagliari. Më parë ka veshur fanelën e Genoas, kur mbërriti në Itali nga Argjentina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu