“Djali e ka gjetur me dashnor në ‘Facebook’, po e fali se…”/ Nusja hajdute, vjehrri e denoncoi në televizion. Precedenti i para 3 vitesh

0
Gjigandi

Nusja 22-vjeçare është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi për të mobiluar shtëpinë e saj, ka vjedhur paratë në shtëpinë e vjehrrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet të Vorës dhe në pranga ka rënë Fatjona Bumja, e cila ka rrëfyer gjithçka në Komisariatin e Vorës, ku më pas është bërë edhe arrestimi i saj në flagrancë. Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit thanë se nusja e re dyshohet se ka vjedhur 6400 dollarë në shtëpinë e vjehrrit të saj, që ndodhej shumë pranë shtëpisë ku ajo jetonte me të shoqin. Vjedhja është realizuar në periudha të ndryshme përgjatë një viti dhe, sipas saj, të gjitha paratë që ka marrë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, i ka shpenzuar për të blerë sende të ndryshme për të mobiluar shtëpinë e saj.

“Panorama” sjell një rast të para tre viteve kur një tjetër e re, nuse e një shtëpie u denoncua në televizion nga vjehrri i saj si hajdute.

Precedenti/Vjehrri e denoncoi nusen në televizion

Një nuse hajdute është denoncuar për herë të parë në një studio televizive nga ish-vjehrri i saj, në tetor të vitit 2017.

RonaTyra

Nusja 22-vjeçare akuzohej se kishte vjedhur paratë dhe sendet prej floriri në banesën e burrit dhe ishte larguar duke bërë edhe divorcin.

Ky ishte rasti i diskutuar tri vite më parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në “News 24”.

Vjehrri i nuses, e cila quhej Sonela, Nikolla Shoshari, ka treguar se si nusja e djalit të tij, Esmeraldit, i ka vjedhur paratë dhe varësen e djalit të vdekur. Ai gjithashtu e akuzonte se i kishte gënjyer për një kohë të gjatë, si për shkollën që kishte nisur, ashtu edhe për tradhtinë bashkëshortore që i kishte bërë të birit.

“Filloi me gënjeshtra. Gënjeshtra e parë ishte dega e studimit, që nuk ishte Stomatologji. Djali e ka gjetur me dashnor në ‘Facebook’, po e fali se i thoshte duke qarë që nuk e bëj më. Çfarë nuk i kemi blerë, laptop e të gjitha, po na u vodhën gjëra, shtëpia na u vodh. Se kur vidhet shtëpia, thyhen dyer e dritare, po s’kishte asnjë dëmtim, vidhej nga brenda. Motra më lajmëroi që ishte vjedhur banesa në fshat. Ne ishim në Amerikë, por unë doja ta kaloja me të urtë se kisha frikë se i binte infarkt babait. E kaluam gjithmonë në heshtje se ishte nusja në mes”, është shprehur ai në televizion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu