DJ Regard një tjetër shqiptar i nominuar në Billboard Music Awards 2022

0
DJ Regard një tjetër shqiptar i nominuar në Billboard Music Awards 2022
Gjigandi

Janë publikuar nominimet për mbrëmjen e çmimeve vjetore, Billboard Music Awards 2022.

Mbrëmja madhështore siç tashmë dihet vlerëson prodhimet muzikore më të dëgjuara të vitit dhe ato që kanë qëndruar më shumë në top listat e Billboard.

Evenimenti këtë vit do të transmetohet direkt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas më 15 maj (e diel).

Billboard Music Awards 2022 (Foto: Billboard)

RonaTyra

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar edhe këtë herë me gjithsej në nëntë kategori.

Krahas krijueses së hitit “Levitating”, i nominuar sivjet është edhe DJ i njohur nga Kosova, Regard.

Dua Lipa në Billboard Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)

Dardan Aliu (emri i plotë) është nominuar për “Këngën më të mirë të zhanrit Dance/Electronic”, teksa garon me Elton John & Dua Lipa, “Cold Heart – PNAU Remix”, Farruko “Pepas”, Tiësto “The Business” dhe Travis Scott & Hvme “Goosebumps”.

Ai u nominua për këngën “You” në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae.

DJ Regard (Foto: Screenshot/Instagram)

Videoja e tyre e plotë u lansua rreth një vit më parë dhe ka marrë miliona klikime në YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu