Ditari i Enver Hoxhës/ Kur Zhukovin e shkarkuan në ajër teksa kthehej në Moskë nga vizita në Tiranë

0
Gjigandi

OLD, BUT GOLD nga ROLAND QAFOKU

Beteja e Stalingardit në shkurt të vitit 1943 dhe marrja e Berlinit nga rusët në mars 1944 kishte një hero. Quhej Georgi Zhukov dhe padyshim që mbetet një nga ushtarakët kryesorë rusë që arritën të mundnin ushtrinë e Hitlerit. Pas luftës ai mori jo vetëm lavde dhe spaleta nga Stalini por edhe detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik. Por, pas vdekjes së Salinit, pozita e tij u dobësua nga Hrushovi derisa ai e shkarkoi nga detyra e lartë. Por shkarkimi i tij ka hyrë në histori nga mënyra e dhënies së vendimit po aq sa triumfi i ushtrisë që drejtonte në Stalingrad dhe Berlin. Georgi Zhukov po kthehej me avion nga Tirana për në Moskë nga një vizitë e cilësuar shumë e suksesshme, ndërkohë që Hrushovi kishte hedhur firmën e shkarkimit. Pra, një shkarkim teksa ai ishte në ajër. Të gjithë këtë histori e tregon në ditarin e tij Enver Hoxha të publikuar pas vdekjes së tij. Ne po botojmë sot për abc24.al pesë ditë mes kujtimeve të Enver Hoxhës me momente e detaje nga takimet me Georgi Zhukov. Për pritjen madhështore në Rinas, pritjen në Pallatin e Brigadave, pritjen e ambasadorit rus në hotel “Dajti” e deri te lajmi për shkarkimin e tij dhe mënyrën se si e komenton Hoxha këtë shkarkim.

E enjte, 17 tetor 1957.
Sot erdhi për vizitë në vendin tonë mareshalli Zhukov, ministër i Mbrojtjes së Bashkimit
Sovjetik, kuadër i vjetër i Partisë Bolshevike dhe Hero i Ushtrisë së Kuqe. Dolëm e pritëm
në aeroport. Para se të vinte këtu, Zhukovi kishte qenë për vizitë në Jugosllavi. Në mesditë
e prita në Komitetin Qendror, ku zhvilluam një bisedë për probleme të ndryshme. Në mes
të tjerave Zhukovi na tha se me ato që kishte parë në Jugosllavi, nuk merret vesh se ç’vend socialist është ajo. Thuaja shokut Hrushov, – i thashë me të qeshur,- se nuk mendon kështu për Jugosllavinë.

E mërkurë 23 tetor 1957
Zhukovi gjatë këtyre ditëve bëri disa vizita në vendin tonë si në Universitetin Shtetëror të
Tiranës, në Vlorë dhe Korçë. Sot për nder të tij dhamë një pritje në Pallatin e Brigadave.
Fola unë, foli edhe Zhukovi.

RonaTyra

E enjte 24 tetor 1957
Paradite vizituam aeroplanin Tu-104, aeroplani i parë reaktiv për pasagjerë. Është vërtetë
një nga realizimet e mrekullueshme të shkencës dhe të teknikës sovjetike. Asistova në
pritjen që dha ambasadori Ivanov në hotel “Dajti” për nder të ministrit të Mbrojtjes së BS,
mareshallit Zhukov. Pas pritjes, koncert.

E premte 25 tetor 1957
Bashkë me shokët Hysni dhe Haki pritëm në Komitetin Qendror të Partisë delegacionin e
veteranëve të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ish-pjesmarrës në revolucionin e
madh socialist të tetorit, ish-bashkëlufëtarë dhe bashkëpunëtorët e Leninit e të Stalinit.
Gjatë takimit, i cili u zvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë miqësore ata na treguan
gjëra interesante për bashkëpunimin e tyre me Leninin e madh.

E shtunë 26 tetor 1957
Përcollëm në aeroport mareshallin Zhukov. Por ndërsa aeroplani, në të cilin ai kishte hipur vazhdonte të fluturonte në drejtim të Moskës, TASS njoftonte se presidenti i Sovjetit Suprem të BS e kishte shkarkuar Zhukovin nga detyra e ministrit të Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik dhe se në vend të tij kishte emëruar mareshallin Mlinovski. Më habiti shumë fakti që një vendim kaq i rëndësishëm e për një person që ishte edhe anëtar i presidiumit të KQ të PK të BS merret kur ai ndodhet për vizitë jashtë vendit. Pavarësisht cilat janë arsyet e motivet, mënyra e shkarkimit është krejtësisht antidemokratike, bie erë puçi. Për Zhukovin dimë që ka qenë një nga gjeneralët e shquar sovjetikë, kuadër i vjetër i Partisë Bolshevike, Hero i Bashkimit Sovjetik. Ai ka drejtuar armatat e Ushtrisë së Kuqe, të cilat nën komandën e tij çliruan Berlinin. Si strateg ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Stalinit. Por dimë edhe që për gabime Stalini ka mbajtur qendrim ndaj tij. Gjatë qendrimit në vendin tonë, ai u tregua shumë miqësor. Nuk tregoi asnjë shenjë se pozita e tij në BS ishte në rrezik.

Foto 1: 15 tetor 1957. Në qendër duke nderuar ushtarakisht, Georgi Zhukov, ministër i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik, së bashku me Enver Hoxhën, kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe personalitete të tjera.

Foto 2: Ministri i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov në momentin sapo ka mbërritur në Rinas shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Beqir Balluku.
Foto 2: Ministri i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov në momentin sapo ka mbërritur në Rinas shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Beqir Balluku.
Foto 3: Disa pionerë i dhurojnë lule ministrit të Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov gjatë vizitës në Shqipëri.
Foto 3: Disa pionerë i dhurojnë lule ministrit të Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Georgi Zhukov gjatë vizitës në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 5: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 6: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.Foto 7: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.

Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 8: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 9: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 4: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.
Foto 10: Pjesë nga ditari i Enver Hoxhës në të cilin bën fjalë për vizitën e Zhukov në Shqipëri.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu