​Digjet një stacion policor në Shqipëri, vdes personi i lënduar

0
​Digjet një stacion policor në Shqipëri, vdes personi i lënduar
Gjigandi

Policia në Shqipëri ka njoftuar se sot në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Sipas Policisë, shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

“Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu