Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takime në Berlin

0
Gjigandi

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Berlini kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. “Për stabilitet të përhershëm kërkohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është parakushti kyç për realizimin e perspektivës së këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Evropian ”, shkruan në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pas takimit me përfaqësuesin e BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomati sllovak ndodhet ne kryeqytetin gjerman për konsultime me autoritetet atje në prag të vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë fundjavë në Bruksel. Maas është i mendimit se Lajçak ka synime ambicioze në këtë dialog, të cilat pala gjermane do t’i mbështetë. Ai thekson se Gjermania është e interesuar për përparim të shpejtë për njerëzit në rajon.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Europë. BE duhet të ketë rol udhëheqës”, deklaroi shefi I diplomacisë gjermane. I ngarkuari i BE për dialogun konfirmojnë se në Berlin ka pasur takim edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, këshilltarin e kancelares Angela Merkel për Politikë të Jashtme, Jan Hecker dhe autoritete të tjera. Në Twitter ai shkruan se takimet me autoritetet gjermane, ishin mjaft frytdhënëse.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu