Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet 60-vjeçari në Krujë

0
Gjigandi

Një 60-vjeçar është arrestur në flagrancë nga policia e Krujës, për veprët penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Policia njofton se ka arrestuar 60-vjeçarin pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Krujë
Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu