Dhjetë klube kanë aplikuar për licencim, të enjten vendimi

0
Gjigandi

10 klube të Kosovës, përfshirë edhe ato të femrave, kanë aplikuar për licencim në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Licencimi që do t’ju jepet klubeve që i kanë plotësuar kriteret, atëherë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për edicionin e ardhshëm 2020/2021.

“Janë gjithësej 10 klube që kanë aplikuar, ndërsa vendimin se kush i ka plotësuar kriteret, do ta japim të enjten”, ka thënë zyrtari i FFK-së, për licencimin e klubeve, Bajram Shala për Olle.

Ai nuk ka dashur të japë detaje tjera se si ka shkuar procesi i licencimit dhe se a do të licencohen të gjitha.

Jo zyrtasisht është mësuar se aplikacionin për licencim në FFK e kanë dërguar: Prishtina, Drita, Feronikeli, Gjilani, Balkani, Trepça ’89, Llapi, Drenica, Flamurtari dhe KFF Mitrovica.

RonaTyra

Këtë vit ende nuk dihet se si do të dalin skuadrat në Evropë, për shkak se ende nuk është marrë ndonë vendim nëse do të vazhdojë kampionati shkaku i pandemisë Covid 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu